Kosovës i duhet ndihma e Shqipërisë. Lobimi për njohje të reja për Kosovën, anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe nisma rajonale, janë disa nga fushat ku Shqipëria mund të ndihmojë shumë Kosovën.

Kështu ka deklaruar presidentja e re e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë takimit të parë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka.

Sipas zyrës për informim të Presidencës, thuhet se zoti Lauka e ka uruar zonjën Jahjaga për detyrën e re duke i përcjellë urimet e lidershipit të Shqipërisë.

Ndwrsa zonja Jahjaga vuri theksin se duhet më shumë koordinim mes institucioneve të dy vendeve, thuhet në komunikatën për shtyp të Presidencës së Kosovës, dalë nga një takim që ishte i mbyllur për gazetarët.

Që nga zgjedhja e saj presidentja Jahjaga ka zgjedhur një profil diskret dhe nuk është prononcuar asnjëherë para gazetarëve.

Opinionit publik presidentja e re e Kosovës i është drejtuar vetëm ditën kur e mori këtë detyrë dhe atë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel