“Skandaloze, të frikshme dhe jashtë cdo parametri”. Kështu e cilëson gjendjen në burgjet greke një raport i Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas DASH, në burgjet greke është e pranishme dhuna psikologjike dhe ajo fizike që ushtrohet nga gardianët tek të dënuarit.

Burgjet greke mund të mbajnë rreth 9 mijë persona, ndërkohë që shifra aktuale kalon 11.600 vetë, një pjesë e mirë e të cilëve janë shqiptarë dhe turq.

Situata më e rëndë paraqitet në Koridhalos dhe Trikalla, ku të dënuarit flenë në tokë dhe njëkohësisht mungon asistenca mjekësore.

Gjithashtu, në raport nënvizohet fakti se nëpër burgje, të dënuarit me probleme mendore vendosen në të njëjtën qeli me të dënuarit normalë.

Ndërsa në qendrat për emigrantë, përvecse mbipopullimit, ka edhe gra e fëmijë që vendosen në të njëjtat ambjente me meshkuj të rritur.

Mësohet se Athina po negocion me qeveritë e vendeve fqinje për depërtimin e të burgosurve në vendet e origjinës, por shumë pak është bërë në këtë drejtim.

Top Channel