Kuvendi i Maqedonisë do të shpërndahet më 14 prill, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 5 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski, pas një konsultimi me grupet parlamentare, ku munguan ato të opozitës.

“Mbledhjen për shpërndarjen e Kuvendit do ta caktoj të enjten më 14 prill, ndërsa më 15 prill do të nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me marrëveshjen paraprake të krerëve të partive politike. Pra, zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor”, deklaroi Veljanovski.

Kryetari i Parlamentit ftoi opozitën që të marrë pjesë në aktin e shpërndarjes së Kuvendit.

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare si pasojë e krizës politike, që rezultoi me braktisjen e Kuvendit nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, për shkak të ndërhyrjes së pushtetit në cështjet e disa mediave që konsiderohen të afërta me opozitën.

Top Channel