Dy icidenete në mbrëmjen e së dielës kanë tensionuar situatën në veri të Kosovës.

Zyra e Sigurime Shoqërore në pikën kufitare në Bernjak është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi i një granate dore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka deklaruar se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë që gjatë një ndeshjeje basketbolli pati një përleshje mes ekipit shqiptar të Trepcës dhe atij serb të Bambit.

Policia ka marrë në pyetje 11 persona, ndërsa ndaj 3 vetëve që shkaktuan sherrin, dy shqiptarë dhe një serb, është ngritur kallëzim penal.

Top Channel