Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci e konsideron qeverinë si të stabilizuar dhe funksionale.

“Qeveria është e stabilizuar dhe funksionon në kuptimin më të mirë të fjalës. Tani kërkohet të jemi të përgjegjshëm për përmbushjen e objektivave që presin qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare”, ka deklaruar Kuci.

Ai ka theksuar se, së shpejti do të bëhen edhe ndryshimet e fundit, por sqaroi se ndryshime do të ketë në mënyrë të vazhdueshme pasi askush nuk duhet të mendojë se është i përjetshëm në këto poste.

“Lëvizjet jotektonike do jenë të vazhdueshme. Shumë shpejt do bëhet një kompletim i rëndësishëm, por pa garanci se dikush do të mbetet atje përjetësisht. Këtë do ta përcaktojë puna”, ka shtuar Kuci.

Top Channel