
Kreu i komisionit hetimor parlamentar, Erion Brace, ka kërkuar që Kuvendi të zëvendësojë depuetët e mazhorancës, ose të shtyjë afatet e përcaktuara në rregullore për punën e komisionit hetimor, që ka në qendër hetimin e drejtimit dhe veprimtarisë së organeve drejtuese të Kuvendit.
“Ne do t’i kërkojmë Kuvendit, së pari zëvendësimin e anëtarëve të komisionit parlamentar që janë tërhequr dhe së dyti, pezullimin e afateve derisa komisioni të ketë shumicën e nevojshme që të kryejë funksionin e tij normal”, ka deklaruar Brace.
Deputetët e mazhorancës deri më tetë maj do të jenë të angazhuar në fushatë, c’ka bën që komisioni të mos funksionojë.
Opozita është shprehur se puna e komisionit hetimor zgjat vetëm katër muaj, ndaj Kuvendi duhet të shqyrtojë kërkesat e saj.
“Kjo epidemi e mbrojtjes së fajit, sic keni vërejtur në gjykatë, duke luajtur me afatet e paraburgimit, që ka bërë të mundur mosgjykimin e Bashës dhe Mediut, mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë. Atëherë, kjo është një cështje shumë e rëndë për të cilën duhet të shqetësohet gjithësecili”, ka theksuar Brace.
Opozita ka kërkuar hetimin e punës së Kuvendit nga viti 2005 deri në dhjetor të 2010-ës.
Top Channel