Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë. Këtë kërkesë vazhdojnë ta bëjnë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e cila është forca e tretë politike në Kosovë.

Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti tha gjatë së dielës në një konferencë për mediat se raportimi i kryesueses së bisedimeve, Edita Tahiri në komisionin parlamentar për Punët e Jashtme, vetëm as ka shërbyer si argument shtesë që bisedimet janë të padrejta dhe të rrezikshme. Sipas Kurtit Kosova fiton në këto bisedime, vetëm nëse i braktis ato. Ai tha se në bazë të përgjigjeve të zonjës Tahiri, dialogu Kosovë-Serbi nuk njihet si teknik nga BE, por vetëm si dialog.

Zv/kryeministrja Edita Tahiri e pranoi që bisedimet në Bruksel, ajo i quan dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë, mirpo BE, si ndërmjetësues e quan dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Pra BE nuk i cilëson dialog teknik por vetëm dialog”, tha zoti Kurti.

Sipas tij, Vetëvendosje do të vazhdojë të kundërshtojë këto bisedime që nuk janë vetëm teknike por edhe politike, ndërsa kritikoi zonjën Tahiri se nuk po bën publike gjithcka është folur në Bruksel e duke e cilësuar si joprofesionale kërkesën e saj, kur tha se nëse dëshironi të dini, duhet të bëheni pjesë e bisedimeve.

“vetëvendojse, si organizatë politike, si grup parlamentar do të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat për shkak se jo vetëm që po bisedohet në kurriz të Kosovës, por edhe pas shpinës së Kosovës”, tha Kurti.

Deri më tani janë mbajtur 2 raunde të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që nuk kanë rezultuar në ndonjë marrëveshje mes dy palëve. Javën që vjen ekipi kosovar dhe ai serb do të takohen sërish, ku pritet se si Kosova do të pranojë kopjet e regjistrit civil.

Top Channel