Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit i jep një goditje të rëndë edhe Republikës së Kosovës.

Raporti e vë theksin tek problemet që lidhen me ndërhyrjen e qeverisë tek forcat e sigurisë dhe tek gjyqësori.

Gjithashtu, në të i bëhet referim incidenteve të dhunshme ndaj pjesëtarëve të komuniteteve fetare, dhunës kundër grave dhe trafikimit të tyre.

Gjithashtu, raporti nënvizon faktin se, ndonëse ligji parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, ai nuk zbatohet me efikasitet.

“Dobësia në sundimin e ligjit ka ndikim tek korrupsioni në radhët e qeverisë”, thotë më tej raporti.

Top Channel