Rama: Duan të blejnë Tiranën

09/04/2011 11:55

Krytari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar për vazhdimin e një tjetër mandati në krye të minibashkisë numër 5, Jeta Seitajn.

“Parimi im në këtë detyrë është ‘jam në shërbim të të gjithë qytetarëve’”, ka deklaruar Seitaj para simpatizantëve.

Ndërsa Rama ka shpalosur para banorëve të minibashkisë numër 5 vijimin e projekteve duke e vënë theksin në rritjen e cilësisë së banimit, krijimin e tre parqeve të mëdha pranë stacionit të trenit, bregut të lumit dhe në dy anët e lumit Lanë, vazhdimin e përmirësimit të transportit urban, si dhe finalizimin e projektit për linjat e tramvajit.

“Përmes vazhdimit të transformimit të lagjeve ekzistuese, zhvillimit të 14 qendrave, do krijojmë mundësinë për 200 mijë vende të reja pune, jo si premtime elektorale. Do krijojmë mundësi për zgjerimin e 4 spitaleve kryesore, zgjerimit të klinikave dhe krijimit të spitalit bashkiak”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i bashkisë ka ironizuar me premitmet e kandidatit rival, duke u shprehur se kanë kopjuar keq idetë e shpalosura në planin e Tiranës, si dhe kanë bërë të pamundur duke bllokuar që nga këshilli bashkiak e cdo gjë tjetër, për të fituar përmes presioneve në Tiranë.

“Presioni i Saliut dhe kukullës së tij që po bie dhe kërkon të ulet në prehrin e Tiranës, po përpiqet të blejë votat e njerëzve. Merrini ato lekë se janë tuajat dhe kurrë mos ia jepni votën”, u ka thënë Rama simpatizantëve.

Top Channel