Trajneri shqiptar Edmond Miha, i cili prej disa vitesh drejonte disa nga ekipet më të mira shqiptare në Maqedoni, është deportuar nga autoritetet vendase drejt Tiranës.

Policia thotë se i mungonte leja e qendrimit, por përfaqësuesit e klubit thonë se qëllimet janë politike.

Miha aktualisht drejton skuadrën e ligës së dytë, Rinia të Gostivarit. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë dënuar ashpër aktin e policisë. Në reagimin me shkrim theksohet se deportimi i trajnerit Miha është bërë me qëllime politike dhe për shkak të suksesit të madh që ka treguar ai në fushën e futbollit për 16 vjet në qendrimin e tij në Maqedoni tek skuadrat shqiptare.

Por zëdhënësit e policisë thanë se Mihës i mungonte lejeqendrimi në Maqedoni dhe se sipas ligjeve është larguar nga ky vend. Me të njëjtin pretekst autoritetet e Shkupit, kohë më parë edhe disa gazetarëe veprimtarë, shtetas shqiptarë.

Edmond Miha ka drejtuar edhe skuadrat e njohura të shqiptarëve në Maqedoni, si Shkëndijën e Tetovës dhe Bashkimin e Kumanovës.

Top Channel