
Monedha europiane nuk përmbahet, duke kapërcyer çdo parashikim. Gjatë ditës së djeshme, Banka e Shqipërisë ka regjistruar normën më të lartë të 8 viteve të fundit, pasi euro po shitej me gati 142 lekë.
Monedha europiane po fiton çdo ditë e më tepër pikë ndaj lekut, ku brenda pak ditësh arriti në shifra rekord, duke u këmbyer me 141.54 lekë, me rritje +0.33, raporton BSH-ja.
Tri ditë më parë, “Shqip” analizoi sjelljen e euros në raport me lekun në periudha fushatash elektorale.
Në zgjedhjet e vitit 2009, në fillim të muajit shkurt, euro shitej në treg për 125.92 lekë, kurse më 26 maj kishte prekur nivelin e 132.63 lekë, me rritje gati 5 përqind.
Sërish në zgjedhjet lokale të vitit 2007, euro pësoi rritje të paparalajmëruar. Forcimi i euros rrezikon të shkaktojë pasoja negative për ekonominë tonë, që tregtinë me jashtë e kryen me vendet e BE-së.
Top Channel