Elbasan, humb jetën në kërkim të skrapit

09/04/2011 12:45

Hamit Veshja, 30 vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht, pranë një pike të grumbullimit të skrapit në Elbasan.

Vikitima, ka qenë duke transportuar me automjetin e tij hekur në një pikë skrapi.

Në çastin që tentoi për të hyrë në ambjentin e grumbullimit të skrapit, duke hapur derën kryesore, muri rrethues është shembur duke e zënë poshtë viktimën.

Burimet lokale të policsë bëjnë të ditur se vdekja mund të ketë qenë aksidentale.

Personat që kanë qenë prezent në të këtë moment ia munduar t’i japin ndihmën e parë, por 30 vjeçari, por ka gjetur vdekjen menjëherë pas aksidentit.

Trupi i pajetë aktualisht ndodhet në morgun e qytetit për t’iu nënshtruar një ekspertizë mjeko-ligjore.

Top Channel