Burime të afërta me koalicionin qeverisës kanë thënë se është duke u folur mundësi që AKR–së t’i jepet posti i ministrit të Jashtëm.

Në krye të këtij dikasteri, sipas “Koha ditore”, po negociohet të jetë Ibrahim Gashi, i cili ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në momentin kur është bërë këshilltar i Pacolli, kur ishte ishte zgjedhur me procedure të parregullt president i vendit e të cilën e anuloi Gjykata Kushtetuese.

Por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Ibrahim Gashi.

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Ministri i Jashtëm do të mbetet Enver Hoxhaj. Ende nuk janë përcaktuar, do të zhvillohen bisedimet. Unë nuk do të jem ministër i Jashtëm, por do të jem në ndonjë pozitë tjetër”, ka thënë Gashi, duke shtuar se do ta ketë pozitën më të ulët në qeveri do të jetë këshilltar i zëvendëskryeministrit Pacolli.

Top Channel