
Në orët e para të ditës së sotme është dëmtuar rëndë nga një shpërthim eksplozivi linja hekurudhore Fushë Krujë-Vorë. Linja e dëmtuar përdoret veçanërisht nga fabrikat e çimentos në zonë.
Eksplozivi i është vendosur urës së Gjolesë, në Fushë Krujë. Ura është dëmtuar në një pjesë të saj, ndërsa shinat janë shkëputur duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.
Sipas ekpertëve të policisë, mendohet se sasia e ekplozivit mendohet të jetë tritol.
Ndërkohë që nuk ka asnjë të shoqëruar. Burime policore bëjnë të ditur se ky është rasti i shtatë që ndodhin shpërthimi në Krujë, ku në të shumtën e rasteve u është vendosur eksploziv shtyllave të tensionit, por nuk asnjë të arrestuar.
Ndërkohë që vetëm para një muaj linjës së tensionit të lartë që furnizonte fabrikën e çimentos me energji, iu vendos ekploziv.
Top Channel