Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë kundër ndarjes së Bosnje e Hercegovinës.

Ambasadori amerikan në Sarajevë, Patrick Moon ka deklaruar se qytetarët boshnjakë duhet ta pranojnë se e ardhmja e tyre është në Bosnje dhe se për ta nuk ka zgjidhje tjetër.

“Ndarja e cilësdo pjese të vendit, jo vetëm që është anti-kushtetuese, por edhe e pamundur. Retorika, e cila sugjeron një gjë të tillë, është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka pohuar Moon.

Ai ka theksuar se vetëm Bosnja e bazuar në Kushtetutë dhe ligje mund ta realizojë qëllimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ndryshimi i mëtejshëm i kufijve të brendshëm nuk është i mundur. Cdo interes politik që fokusohet tek ndryshime të pamundura territoriale vetëm sa do të nxisë ndarje etnike dhe do të largojë vëmendjen nga reformat”, ka shtuar Moon.

Top Channel