Enciklopedia online Wikipedia nuk është burimi më i sigurt për të marrë informata.

Nëse dikush do të hynte në uebsajtin e njohur për të marrë informacione në anglisht për ambasadorin e SHBA-së që shërben në Kosovë, do të ishte habitur me atë që do të lexonte aty.

Mbrëmjen e së enjtes dikush e redaktoi faqen dhe Del prezantohej në postin e tij, por me titullin, “Lartmadhëria e Tij, Mbret i Monarkisë së Kosovës”. Më tej do të lexoheshin fraza të pakëndëshme për një ambasador por edhe se i pëlqejnë këngëtarët hip-hop e më tej përshkruhet mes real e imagjinares si person që zgjidh krizat në vende të varfëra të Afrikës duke treguar karrierën e tij përmes një fakti të vërtetë gjatë shërbimit në Zimbambve, si oponent i regjimit të Mugabes.

Duket qartë se ndërhyra nuk ka qenë e rastësishme, teksa në Kosovë ishte zgjedhur Presidentja e re që u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje si një zgjidhje e imponuar që e bën Kosovën Republikë Bananesh.

Informacionet qendruan në faqe për rreth 30 minuta, kohë pas së cilës faqja iu rikthye pjesërisht normalitetit.

Top Channel