Partitë politike shqiptare në Maqedoni po hartojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 5 qershor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave pritet që gjatë fundjavës PDSH dhe BDI të finalizojnë listat.

Sipas burimeve, eksponentët kryesorë të BDI-së, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Teuta Arifi dhe Abdylaqim Ademi do të kandidojnë në një nga njësitë më të forta zgjedhore, atë numër 6.

Ndërsa nga PDSH, në të njëjtën njësi do të garojnë emrat më të spikatur të saj, duke filluar nga Menduh Thaci, Arbër Xhaferi, Imer Aliu, Luan Tresi, etj.

Top Channel