Presidentja e re e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot takimin e parë zyrtar me kryeministrin Hashim Thaci.

Lajmin e bën të ditur presidenca kosovare përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se në takim është diskutuar mbi situatën politike në Kosovë dhe sfidat që presin shtetin e ri.

Sipas burimit, në këtë takim Thaci e ka uruar zonjën Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të shtetit, si dhe për sa më shumë suksese në këtë detyrë.

Atifete Jahjaga u zgjodh si kandidate konsensuale nga PDK, AKR dhe LDK, pas një seri bisedimesh të ndërmjetësuara nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Ajo do të qendrojë në këtë detyrë pak më shumë se një vit, derisa të realizohen ndryshimet kushtetuese që do të sjellin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Top Channel