Inflacioni në Greqi është rritur lehtë në kuotën 4.5 për qind në muajin mars, kundër 4.4% që ishte një muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur instituti grek i statistikave, ESA, sipas të cilit në këtë muaj cmimet e mallrave për konsum janë rritur me 3.3 për qind.

Mesatarisht, në 12 muaj, cmimet janë ngjitur me 5.1 për qind mes prillit 2010 dhe marsit 2011, kundrejt një rritjeje prej 1.6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja më e madhe mujore është ajo e veshjeve, me 37.5%, e ndjekur nga ajo e mallrave për konsum dhe e shërbimeve +4.7 për qind.

Në nivel vjetor, rritja më e lartë u takon pijeve alkolike dhe duhanit, me +19.9%, sektor i prekur nga një rritje e ndjeshme e taksave.

Ndërkohë, treguesi i harmonizuar i cmimeve për konsum është rritur me 4.3 për qind në muajin mars, kundrejt 4.2 për qind në shkurt.

Top Channel