Fushata e Bashës, premton kartën e studentit
08/04/2011 20:10
Pavarësisht replikave të opozitës se bëhet fjalë për një premtim të vjetër të kryeministrit Berisha, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, premtoi kartën e studentit.
Sipas tij, nëse ai zgjidhet në krye të bashkisë, karta e studentit do të ofrojë për rreth 80 mijë studentët e Tiranës shumë lehtësira.
“Transport falas, tarifa zero apo të reduktuara në një sërë shërbimesh, si teatro, kinema, opera, por edhe në dyqane ushqimore”, deklaroi Basha.
Në këtë takim në një universitet privat të kryeqytetit, kandidati Basha përsëriti premtimin e tij për shtimin e vendeve të punës në kryeqytetet, ku përfitues kryesorë do të jenë studentët.
Top Channel