Ekspertë të departamentit të mjekësisë ligjore në misionin EULEX kanë zhvarrosur dje në Kosovë eshtrat e tre personave, si dhe kanë kthyer eshtrat e dy të tjerëve në fshatin Pastesel, pranë Rahovecit.

“Tre personat e zhvarrosur do të merren në laboratorin e mjekësisë ligjore në mënyrë që të bëhet autopsia e tyre dhe të identifikohen”, ka deklaruar EULEX përmes një komunikate për shtyp.

Ndërkohë që një nga drejtuesit e laboratorit, mjeku Alan Robinson ka thënë se, ky institucuion do të vazhdojë të punojë për kthimin e mbetjeve mortore tek familjet përkatëse.

“Janë bërë disa identifikime të gabuara në vitin 1999. Zyra jonë e ka adresuar këtë cështje në mënyrë intensive. Këtë sezon, ne do të vazhdojmë për t’i kryer zhvarrimet për të korrigjuar identifikimet e gabuara. Puna është komplekse dhe ka nevojë për bashkëpunimin e familjeve”, tha Robinson.

Top Channel