Arvizu në Top Story, vlerëson Top Channel

08/04/2011 00:10

Një vend të vecantë zoti Arvizu i kushtoi edhe problematikës së Top Channel me qeverinë duke vlerësuar televizionin për profesionalizmin dhe audiencën e lartë dhe duke kërkuar respektimin e shtetit ligjor.

“Di gjë Top Channnel është brenda saj (Piramidës), di që ju keni sjellë këtë cështje në vëmendjen time e keni bërë të njëjtën gjë edhe me kolegët e mi diplomatë. Besoj se ju keni një ekip shumë të mirë ligjor që të përmbushë interesat e Top Channel-it, por unë dua të them që ju dhe media në Shqipëri luan një rol dhe funksion shumë të rëndësishëm dhe mendoj që kjo gjë kontribuon në të thënurit hapur të ideve e të gjërave. Kam parë që jemi më të shikuarit dhe është e rëndësihme ta ruajme këtë, por është problemi i pronës. Pas 8 majit unë do t’i kërkoj personelit tim të hartojë një që të shikojmë se cfarë mund të bëjmë për këtë cështje shumë të rëndësishme kombëtare”, tha ambasadori Arvizu.

Top Channel