Mali i Zi, analistët: Shqiptarët diskriminohen

07/04/2011 00:35

Politologu Adri Nurellari u shpreh në Top Show se në Mal të Zi presioni ndaj minoriteteve, e vecanërisht ndaj popullsisë shqiptare ka cuar në tkurrjen e përqindjes së shqiptarëve në Mal të Zi.

Nurellari tha se historikisht ndaj shqiptarëve, që ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme qeverisjeje është ushtruar vazhdimisht presion që ka detyruar banorët me kombësi shqiptare të braktisin vendin e tyre. Nurellari solli si shembull edhe privatizimin e padrejtë të pronave të shqiptarëve në bregdet e në Malësi.

Edhe analistët shqiptarë nga Mali i Zi u shprehën se shqiptarët në Mal të Zi diskriminohen vazhdimisht prej autoriteteve vendase. Ata thanë se që në nisje të procesit të regjistrimit të popullsisë, i filluar më 1 prill, synohet diskriminimi i komunitetit shqiptar, që në regjistrimin e mbajtur në vitin 2003 sipas të dhënave zyrtare përbënin 5 përqind të popullsisë së përgjithëshme.

Top Channel