Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, post të cilin do ta mbajë për herë të parë një femër.

Ajo është Atifete Jahjaga, për të cilën kanë rënë dakord PDK, AKR dhe LDK. Në garë do të jetë edhe një kandidat tjetër, i cili do të jetë vetëm formalisht, sa për të respektuar kushtetutën.

Presidentja do të qendrojë në pushtet për një periudhë rreth njëvjecare, pasi 6 muaj pasi të bëhen ndryshimet kushtetuese në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale, ku kreu i shtetit do të zgjidhet nga populli.

Top Channel