
Kryetari i komunës se Gorës dhe kreu i Partisë Socialiste në Korcë kanë dorëzuar një kallëzim penal në prokurori për shkeljet dhe abuzimet me numrin e votuesve në listat përfundimtare të zgjedhjeve.
Padia ngre akuzë ndaj punonjëses së gjendjes civile, pasi ka shtuar në mënyrë fiktive të paktën 60 votues në listat përfundimtare të zgjedhësve në këtë zonë, vetëm për fshatin Gopesh.
Sipas kryetarit të komunës, Agron Matraku, personat votues që janë shtuar në listat zgjedhore nuk janë banorë të zonës.
“Është abuzuar jashtëzakonisht, është deformuar lista e fshatit Gopesh. Nga 130 votues në lista, sot figurojnë 190 votues”, ka deklaruar Mataraku.
Bashkë me kallëzimin për shpërdorim detyre, në prokurori janë dorëzuar edhe listat zgjedhore dhe disa shkresa që mbajnë firmën e punonëjses së gjendjes civile.
Top Channel