Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur në orët e mbrëmjes presidenten e parë femër të vendit, Atifete Jahjagën.

Jahjaga është zgjedhur me 80 vota pro, 10 kundër dhe 10 të pavlefshme, ndaj kandidates rivale Suzana Novabërdaliu.

Jahjaga deri më sot ka qenë numri dy i Policisë së Kosovës, me grada madhore. Ajo u zgjodh si kandidate konsensuale pas një negociate të gjatë mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell.

Në seancën e votimit, ashtu sikurse kishin paralajmëruar, deputetët e lëvizjes Vetëvendosje braktisën sallën, ndërsa partia tjetër në opozitë, AAK, vendosi të qendrojë.

Ndërkohë, Vetëvendosje ka kritikuar partinë më të madhe të opozitës, LDK-në, për marrëveshjen e nënshkruar me partinë e Thacit dhe Pacollit për postin e kreut të shtetit.

Top Channel