Gramsh, granata i merr jetën 9-vjecarit

07/04/2011 18:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gramsh, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi po luante me një granatë me vëllain e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 9-vjecari Eri Neshipi ka gjetur menjëherë vdekjen nga shpërthimi i mjetit luftarak.

Ndërsa vëllai i tij 4-vjecar, sipas burimeve, ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje kritike për jetën në spital.

Burimet saktësojnë më tej se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishaj, teksa fëmijët po luanin në një kasolle pranë shtëpisë së tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta