Izraeli kundër zhbllokimit të aseteve iraniane, presion SHBA-së për marrëveshjen e armëpushimit
Punonjësit e centralit bërthamor të Fukushimës janë duke u evakuar urgjentisht nga frika e tsunamit që mund të godasë zonën, lajmëroi Televizioni Shtetëror i Japonisë.
Një tërmet me magnitudë 7,4 të shkallës riechter goditi disa minuta më parë një lokalitet detar të ndodhur 40 kilometra larg prefekturës së Miagit, e cila pësoi dëmtime masive nga tërmti 9 ballë i 11 marsit.
Evakuimi i punonjësve të Fukushimës do të thotë se ndërkohë është ndërprerë puna për të stabilizuar gjendjen në reaktorët e dëmtuar.
Përpara rënies së tërmetit, azot, nitrogjen dhe ujë deti po hidhej në reaktorë, për të shmangur përhapjen e lëndëvë radioaktive në zonat përreth.
Top Channel