
Bashkëpunëtori kryesor i ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, u arrestua për akuzat e korrupsionit, bëri të ditur Agjensia Egjiptiane e Lajmeve.
Ish-shefi i shtetit, Zakariya Azmi, është pushtetari më i lartë i dërguar pas hekurave që prej largimit të 82-vjeçarit Mubarak, në datën 11 shkurt, si rrjedhojë e 18 ditëve protestave të dhunshme popullore.
Kryeprokurori i Egjiptit, Assem al-Gawhari, bëri të ditur se Azmi do të qëndrojë për të paktën 15 ditë i burgosur, ndërsa do të hetohet burimi i pasurisë së tij të pallogaritshme.
Shumë drejtuesve të rëndësishëm të regjimit të shkuar u është anulluar e drejta për t’u larguar nga vendi, ndërsa hetohen për krime të ndryshme.
Shumë egjiptianë i konsiderojnë prokurorët e vendit si një prej hallkave kryesore që bënë të mundur suksesin e revolucionit.
Top Channel