
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu do jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Top Story”, në të parën intervistë që pas marrjes së detyrës nga ana e tij.
Vetëm prej disa muajsh në Tiranë edhe për shkak të ngjarjeve të forta, por edhe për shkak të deklaratave të tij, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu është bërë subjekt debati në opinionin publik, ndoshta edhe më shumë se pararendësi i tij John Withers.
A po mbështet ai qeverinë Berisha? A ka ai ndikim personal në qëndrimet e tij? A ka diferencë mes qëndrimeve të Arvizu dhe qëndrimit të Shteteve të Bashkuara? Cfarë mendon ai se do të ndodhë në 8 maj?
Për këto ndiqni sonte intervistën e ambasadorit Arvizu me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story”.
Top Channel