Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë dëbimet e dhunshme të romëve nga vendbanimet e tyre në Beograd dhe të parandalojë diskiminimin sistematik ndaj tyre.

Në një raport të publikuar sot, AI pohon se disa nga familjet e dëbuara rome janë vendosur në kontejnerë metali në perfieri të Beogradit, të ndarë tërësisht nga pjesa tjetër e popullatës.

“Autoritetet në Beograd duhet të ndalin praktikën e deritashme të diskriminimit ndaj romëve dhe të përmbushin detyrimet ndërkombëtare që kanë”, ka deklaruar Shian Jones, aktivist i AI-së në Serbi.

Në Serbi jetojnë rreth 500 mijë romë, që përbëjnë dhe rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Top Channel