Partitë politike në Kosovë nuk lëvizin nga qendrimi i tyre, ndërsa kriza që ka kapluar vendin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sa vje e thellohet.

Për gjetjen e një zgjidhjeje është angazhuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili të martën ka patur takim me dy lojtarët kryesorë të politikës kosovare, Hashim Thacin dhe Isa Mustafën tek të cilët qendron celësi për zgjidhjen e krizës.

Takimi është mbajtur pa praninë e mediave dhe është mbajtur në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë, ndërsa mësohet se me ambasadorin është takuar edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Burimet partiake flasin për një takim të kreut të PDK e të LDK edhe me shefin e e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi, u.d i Presidentit të Kosovës, rikujtoi se sipas Kushtetutës i takonte atij të ndërmjetësonte mes palëve në një krizë të tillë. Megjithatë Krasniqi uroi që krerët partiakë të arrijnë një marrëveshje sa më parë.

Top Channel