Maqedoni-Kosovë, hiqet tatimi i dyfishtë
06/04/2011 18:35
Maqedonia dhe Kosova nënshkruan sot një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen nga evazioni fiskal.
Marrëveshja, e nënshkruar në Prishtinë nga ministrat e Financave, Bedri Hamzai dhe Zoran Stavrevski, u mundëson qytetarëve të dy vendeve të mos paguajnë dy herë tatim në të ardhura dhe fitimin e realizuar.
Hamzai dhe Stavrevski thanë se presin që marrëveshja të rrisë investimet, të zgjerojë këmbimin tregtar, të zhvillojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të përmirësojë klimën e biznesit.
Top Channel