Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me kryesinë e partisë së tij, të cilën e ka informuar mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si dhe mbi takimet me faktorin ndërkombëtar.

Mustafa ka deklaruar për mediat se ka konstatuar përafrime të qëndrimeve mes partive të tjera dhe LDK-së përsa i përket presidentit konsensual, ndryshimeve kushtetuese, ligjit të zgjedhjeve dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas një viti.

Mustafa ka bërë gjithashtu të ditur se për të njëjtat cështje ka diskutuar po sot me presidentin e përkohshëm të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ndërkohë, përsa i përket presidentit konsensual, burime nga LDK bëjnë të ditur se ky subjekt favorizon kandidaturën e Ilaz Ramajlit.

Top Channel