Biznesi dhe ekspertët e ekonomisë në Kosovë ankohen se interesat e kredive në banka janë të larta.

“Shumë ndërmarrje që duan të bëjnë investime ballafaqohen me shumë vështirësi si për shembull me pagesat për pajisjet, doganat, TCSH-të, etj, që janë më të larta se kreditë dhe kamatat e vendeve të ndryshme të rajonit”, deklaron Safet Gërxhaliu, kryetar i Dhomës Ekonomike të Kosovës.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e Bankës Qendrore në Prishtinë, që sipas tyre duhet të lejojë konkurrencën.

“Shkallët e interesit në Kosovë janë të larta dhe biznesi has vështirësi të shumta me to”, thotë profesori Nagip Skënderi.

Nga specialistët kërkohet gjithashtu edhe krijimi i një banke shtetërore për zhvillim dhe rindërtim.

“Politikat në Kosovë nuk kanë qenë të favorshme pasi nuk kanë pasur ndikim që kamatat të ulen. Dhe këto kamata e kalojnë 3 herë normën e rritjes ekonomike”, shprehet më tej biznesmeni Bedri Selmani.

Top Channel