Itali, i burgosuri shqiptar tenton arratinë
06/04/2011 17:05
Një i burgosur shqiptar në Itali, i cili po transferohej për në një burg tjetër, ka tentuar arratinë duke përfituar nga ndalimi i automjetit të blinduar.
Teksa automjeti po furnizohej me benzinë, shtetasi shqiptar ka përfituar duke u arratisur, por nuk ka shkuar larg pasi është qëlluar nga agjentët që e kishin nën kujdes.
Sipas mediave italiane, të cilat nuk bëjnë publike emrin e shqiptarit, gjatë ndjekies është lënduar edhe një agjent i policisë së burgjeve.
Automjeti me të cilin po bëhej transporti i të burgosurit vinte nga Masa Karrara. Shqiptari dhe polici i lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel