Hapen 13 km e para të Levan-Tepelenë

06/04/2011 08:30

Avancimi i shpejtë i punimeve në superstradën Levan-Tepelenë, bën të mundur që përpara sezonit turistik të hapen për trafikun 13 km të segmentit Damës-Tepelenë.

Konkretisht, sipas Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në muajin maj hapen për trafikun 7 km e parë, nga fshati Viros deri në qendër të Memaliajit, për të vazhduar në qershor edhe me 6 km të tjerë.

Ndërkohë që në muajin tetor, segmenti Damës-Tepelenë do të jetë totalisht i hapur për trafikun, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të Kalivaçit.

Në të njëjtën kohë, punimet kanë avancuar edhe në ndërtimin e urave që janë pjesë e këtij segmenti, konkretisht në muajin maj përfundojnë së ndërtuari dy ura të reja, ura e Ali Pashait dhe ajo e fshatit Luftinjë.

Ky është një aks shumë i rëndësishëm i transportit për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për lidhjen me Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA