Policia gjermane ka arrestuar sot një shtetas amerikan me origjinë kroate, i dënuar në mungesë me 20 vjet burg për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet gjermane, të cilat nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarit, i cili është 42 vjec.

Sipas burimeve, ai u prangos në aeroportin e qytetit të Duseldorfit, në kuadër të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Gjykata Supreme në Kroaci e ka dënuar atë në mungesë për rolin e tij në vrasjen e 43 civilëve më 18 nëntor të 91-shit, kur fshati Skabrnja u pushtua nga njësitë paraushtarake serbe.

Top Channel