Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek Perëndimi me deklaratat e tij për pavarësi.

Kështu thotë një kabllogram i Wikileaks, i publikuar sot nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Dodik ka hapur plagët e vjetra kur në vitin 2009 ka thënë se boshnjakët fshihen pas sulmit në tregun kryesor të Sarajevës, në vitet 94-95, ku humbën jetën mbi 100 persona”, thuhet në mesazh.

Sipas këtij burimi, diplomatët dhe zyrtarët perëndimorë i kanë vlerësuar si shumë të rrëzikshme tendencat e Dodik për shkëputjen e komunitetit serb nga Bosnja.

Top Channel