Shkatërrohet 30% e kapacitetit ushtarak të Gheddafi

05/04/2011 18:10

Sulmet e aleancës kanë shkatërruar 30% të kapacitetit ushtarak të forcave të Gheddafi.

Lajmin e ka bërë të ditur general brigade Mark van Uhm, kreu i komandës së operacioneve komando të NATO-s, duke folur nga Brukseli.

Van Uhm ka theksuar gjithashtu se armët e transportueshme nga anijet e rebelëve të bllokuara sot nga forcat e NATO-s “do të konfiskohen”, ndërsa ndihmat humanitare në bord mund të mbërrijnë në destinacion.

Top Channel