Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të pranojë cdo kandidat për president, nëse partia në pushtet, PDK, pranon që në verën e ardhshme vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij nuk do të lejojë që presidenti të zgjidhet pa një konsultim paraprak mes partive parlamentare, ndonëse ajo nuk do të prezantojë një kandidat të vetin.

“Koalicioni qeverisës do të mund të llogarisë pjesëmarrjen e deputetëve të LDK-së në Parlament gjatë votimit të presidentit, vetëm nëse nënshkruhet një kontratë që partitë verën e ardhshme të hyjnë në zgjedhje”, ka deklaruar Mustafa për “Koha Vizion”.

Kreu i LDK-së është shprehur se opozita ka më shumë vota se pozita në Parlament dhe ka bërë përgjegjës kryeministrin Thaci për situatën e krijuar.

Top Channel