Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vënë në vend drejtësinë kur ka shpallur ilegjitime zgjedhjen president të Behgjet Pacollit.

Limaj ka theksuar se PDK-së nuk i duhet koalicioni me AKR-në për të qeverisur dhe ka nënvizuar se nga situata e krijuar nuk ka as fitues dhe as humbës.

“PDK duhet ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jo të veprojë sipas dëshirës së një individi të vetëm”, ka deklaruar Limaj duke iu referuar Hashim Thacit.

Limaj ka shtuar më tej se PDK ka humbur rastin më të mirë për të bërë Jakup Krasniqin president, pasi sipas tij, me 7% të votave Pacolli nuk meriton më shumë se postin e ministrit të Jashtëm.

Top Channel