Mesditën e sotme, ambasadori amerikan Christopher Dell mblodhi në zyrën e tij kryetarin Partisë Demokratike të Kosovës, atë Lidhjes Demokratike, si dhe Behgjet Pacollin.

Nga ky takim, i cili ka filluar në orën 11 e 30 minuta, mediat janë mbajtur larg. Sic njoftohet, gjatë takimit është biseduar për të gjetur konsesusin për presidentin.

Agjencia “Kosovapress” njofton se edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith organizon një takim të ngjashëm mes Thacit, Mustafës dhe Pacollit.

Ndryshe, opozita në Kosovë ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në seancën e zgjedhjes së presidentit, me gjetjen e një personaliteti konsensual për president dhe me organizimin e zgjedhjeve pas një viti, mirëpo me kushte të tilla nuk pajtohen partnerët e koalicionit, të cilët tashmë janë pajtuar me rikandidimin e Behgjet Pacollit.

Nesër palët do të takohen me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Top Channel