Greqia ka tërhequr personelin e saj diplomatik dhe ka mbyllur ambasadën e saj në Tripoli të Libisë.

Athina i ka besuar përfaqësimin e saj në Libi, Hungarisë, vendi që mban presidencë e radhës së Bashkimit Europian.

Vendimi i Greqisë ka ardhur një ditë pas vizitës në Athinë të zv/ministrit të Jashtëm libian i cili pati një takim me kryeministrin helen, Papandreu.

Burime jozyrtare shprehen se Greqia është duke negociuar për gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe dhënien fund të luftimeve në Libi.

Top Channel