Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka përgënjeshtruar zërat se unioni është i lodhur nga zgjerimi dhe se vendet e Ballkanit duhet të presin.

“Kam dëgjuar të flitet shumë për këtë lodhje, por për mua ajo është vetëm një mit”, ka deklaruar Fyle në një komunikatë.

Megjithatë, zyrtari i lartë evropian ka nënvizuar se, “ky mit duhet të luftohet përmes reformave në shërbim të popujve të vendeve që duan të aderojnë”.

Në komunikatën për shtyp, Fyle njoftoi nisjen e një turi zyrtar në disa nga vendet e Ballkanit, bashkë me presidentin e KE, Jose Manuel Barroso.

Ata do të vizitojnë Kroacinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë, ndërkohë që në vjeshtë mund të vizitojnë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Nga ana tjetër, edhe Barroso ka deklaruar se Ballkani e ka vendin në BE, por ka nënvizuar se afrimi i vendeve të këtij rajoni varet nga aftësia e tyre për të realizuar reformat.

Top Channel