Partia në pushtet në Maqedoni, VMRO-DPMNE, ka vendosur që të ndëshkojë deputetët e legjislaturës së ardhshme nëse ata do të bojkotojnë Kuvendin.

Partia e Nikolla Gruevskit do të propozojë të mërkurën një sërë ndryshimesh dhe plotësimesh në ligjin për deputetët.

Kështu, nëse ata do të bojkotojnë në të ardhmen parlamentin, do të marrin vetëm një të tretën e pagës mujore.

Nga partia në pushtet nuk ka pasur ende një prononcim zyrtar lidhur me këtë cështje, ndërkohë që partia aleate e BDI-së nuk i është bashkangjitur asaj, pavarësisht kërkesës së VMRO-DPMNE-së.

Top Channel