Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar që në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit në Maqedoni të ketë kandidatë edhe nga diaspora shqiptare.

“Do të ishte një nder dhe privilegj për ne të përkrahnim kandidatin tuaj të propozuar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit 2011”, është shprehur Ahmeti në një letër dërguar përfaqësuesve të diasporës.

Ahmeti ka nënvizuar gjithashtu se, me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor është krijuar mundësia që edhe qytetarët maqedonas që jetojnë e punojnë jashtë vendit të mund të votojnë.

Ndërkohë, po në kuadër të zgjedhjeve, pritet që shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë të bëhet të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

Top Channel