Policia serbe ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia kroate për kryerjen e krimeve të luftës në këtë vend.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave në pranga ka përfunduar Bozhidar Vucurevicin, ish-kryetar i bashkisë së Trebinjës.

Personi në fjalë akuzohet nga drejtësia kroate se ka urdhëruar bombardimet ndaj Dubrovnikut gjatë luftës së viteve ’90.

Ky arrestim tregon se Serbia dhe Kroacia kanë rifilluar bashkëpunimin për kapjen e kriminelëve të luftës, pas disa mosmarrëveshjeve që u krijuan pas arrestimit të një veterani kroat.

Top Channel