Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka deklaruar se serbët në jug të lumit Ibër po e bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Sipas informacioneve që zotërojmë, në jug të Ibrit ka bojkot të regjistrimit, ndërsa në veri ky proces as që ka filluar”, ka pohuar Bogdanovic.

Ai është shprehur se Serbia nuk është kundër regjistrimit të popullsisë, por ka nënvizuar se këtë duhet ta bëjë OKB dhe jo institucionet “e përkohshme” të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Kosovë filloi më 1 prill dhe do të zgjasë deri më datë 15 të të njëjtit muaj.

Top Channel