Konsorciumi turko-francez, “Limak & Airport de Lyon MAS”, mori zyrtarisht sot menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Drejtori i deritanishëm i ANP-së, Agron Mustafa deklaroi se ky është projekti i parë madhor në Kosovë, i cili sipas tij do të rezultojë i suksesshëm.

Partneriteti publiko-privat “Limak & Airport de Lyon MAS” do ta menaxhojë aeroportin “Adem Jashari” për 20 vitet e ardhshme.

Në kuadër të këtij koncesioni parashikohet që ky aeroport të modernizohet dhe të zgjerohet me 25 mijë metra katrorë përmes një investimi prej 100 milionë eurosh.

Kryeministri Thaci tha se, ky koncesion do të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e buxhetit publik të Kosovës. “Përvec këtij partneriteti Kosova do të ketë një aeroport të nivelit botëror, modern dhe cilësor, që do të ndikojë në rritjen e buxhetit publik”, deklaroi Thaci.

Top Channel